15:01 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / MSH

E pazakontë, makina fluturon mbi çatinë e shtëpisë dhe mbetet në ajër

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Greqi. Një makinë si pasojë e shpejtësisë ka fluturuar mbi kangjellat e një vile duke ngecur sipër tyre, thuajse mbi çati.

Pronari i shtëpisë rrëfen se në momentin që dëgjoi zhurmën doli me shpejtësi dhe u çudit kur pa makinën që kishte ngecur mbi kangjella.

Shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta, por e gjithë vëmendja u zhvendos te fakti ku përfundoi makina.