14:59 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

E “përzunë” nga skuadra, Suarez shihet i përlotur derisa del nga kampi i Barcelonës

Luis Suarez i tha lamtumirë zyrtarisht Barcelonës dhe ish-shokëve të tij. Ishte stërvitja e fundit blaugrana.

Ose të paktën kjo ndodh nga imazhet e publikuara nga kanalet spanjolle, të cilët filmuan sulmuesin kur ai u largua nga Ciutad Deportiva me makinën e tij.

Uruguaiani u duk shumë i emocionuar: pas gjashtë vjetësh, një fazë e re e karrierës së tij do të fillojë

Në pritje të tij janë Atletico Madrid dhe Diego Simeone. Kurrë nuk do ta kishte menduar se do të vinte kjo ditë!

Madje, edhe Lionel Messi, sipas medieve iberike, u duk tepër i prekur teksa përshëndet shokun e tij më të mirë te katalanasit. /IndeksOnline/