19:22 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E pesta e vërteta, Arsenali rikthehet te fitorja

Pas katër barazimesh radhazi, Arsenali më në fund ka gjetur fitoren.

Skuadra e drejtuar nga Arteta ka mposhtur Newcastlen me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të ndeshjes.

Golat Arsenali i shënoi për tre minuta në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.

Golin e parë e realizoi Aubameyang në minutën e 54-të.

Rezultatin e dyfishoi Pepe vetëm tre minuta më vonë për ta qetësuar ndeshjen.

Golin e tretë e shënoi Mesut Ozil në minutën e fundit të ndeshjes.

Në minutat shtesë shënoi edhe Lacazette për të vulosur rezultatin 4-0.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e 10-të me 34 pikë, një më pak se Manchesteri. /IndeksOnline/