13:00 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

E plagosi sot por kështu e thërriste e dyshuara Vali Corleonen


Sot me mëngjes u bë i ditur lajmi i plagosjes së Vali Corleones.

Sipas dyshimeve fillestare, veprën duket ta ketë kryer 22-vjeçarja A.S.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Teksa A.S po hetohet për veprën “vrasje në tentativë”, ajo si personazh nuk është një emër i panjohur.

Kjo për faktin sepse prej disa kohësh, ajo ka bashkëjetuar me Valin.

Në rrjete sociale, për një kohë të konsiderueshme, ata janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri.

Në çdo paraqitje publike, e dyshuara A.S i referohej Valit si “father king” [babai mbret] teksa në rrjete sociale e pati ndryshuar mbiemrin në “Corleone”. Për më tepër, prezantohej si “vajza e Valit”.