75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

E pranon Alexis Sanchez: Nuk jam i kënaqur

Alexis Sanchez pranoi se ai priste shumë më tepër nga vetja që kur u transferua te Manchester United nga Arsenali në afatin e janarit.

Kiliani i cili ka shënuar vetëm një gol në dhjetë ndeshje me Unitedin, tha se ai kishte pritshmëri të mëdha dhe kishte probleme të përshtatur pas transferimit “të papritur”.

“Sepse unë kërkoj shumë nga vetja, prita diçka më mirë,” u tha gazetarëve Alexis Sánchez në një konferencë shtypi.

“Pas mbërritjes sime në United, ishte e vështirë të ndryshohej gjithçka shumë shpejt … Ndryshimi i klubit ishte shumë i papritur, ishte hera e parë që ndryshova klubin në janar, por shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time që janë të vështira”, shtoi ai.

29-vjeçari thotë se kishte menduar që të mos bashkohet me Kombëtaren në mënyrë që të përgatitej më shumë gjatë kësaj kohës së pushimit.

“Mendova të humbasë këto dy ndeshje, por pastaj mendova më mirë, fola me Claudio dhe i thashë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar”.

Kili, i cili nuk mundi të kualifikohet për Kupën e Botës, do të luajë dy miqësorë kundër Suedisë (të shtunën) dhe Danimarkës (të martën). /IndeksOnline/