23:46 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

E pranon Bora Zemani: Kam tatuazh dedikuar Donaldit

Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin “Më ler të flas” të Donald dhe Romeo Veshajt.

Përgjatë emisionit, asaj dhe donaldit i janë venë detektorët e të vërtetës, dhe Romeo e ka pyetur nëse ka tatuazh dedikuar Donaldit.

Kjo e fundit është përgjigjur me “Po”, ndërsa detektori ka sinjalizuar se Bora thotë të vërtetën.

Ndërkohë, Donaldit iu bë pyetja se çfarë e ka personin përballë, duke iu referuar Borës.

Ai u përgjigj me “Bing Bang”, duke e krahasuar Borën me fenomenin që thuhet të ketë krijuar Tokën./Indeksonline/