08:45 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E pranon edhe trajneri i Ajaxit: Ziyechi po shkon te Chelsea

Hakim Ziyechi është përfolur se do të jetë transferimi i parë i Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli i Ajaxit është në formë shumë të mirë dhe i ka pëlqyer trajnerit të Bluve, Frank Lampard, shkruan Indeksonline.

Largimin e tij nuk e ka mohuar as trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag.

Një transferim po vinte, ne prisnim që të ndodhte. Unë në të vërtetë e prisja këtë një ose dy vjet më parë. Sa herë që përfundonte merkato: ” Wow, ai qëndroi përsëri“, ka thënë trajneri.

Ne jemi thjesht të lumtur që do ta kemi ende deri në fund të sezonit“, tha ndër të tjera Ten Hagu. /IndeksOnline/