75 Mall Live Search
23:59 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E pranon Guardiola: Nuk mund ta arrijmë Liverpoolin

Liverpooli tashmë është 14 pikë para Manchester Cityt dhe e ka rrugën e hapur edhe pse Leicester është vetëm tetë pikë mbrapa.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola duket se është dorëzuar dhe e pranon se e ka të vështirë ta konkurroj Kloppin.

Ky është realiteti: ne jemi 14 pikë mbrapa për shkak të gabimeve tona dhe cilësisë së kundërshtarit dhe gjërave që nuk mund t’i kontrollojmë“, ka thënë Guardiola.

Duhet të vazhdojmë. Kemi edhe gara të tjera për të luajtur. Ndoshta kjo do të na ndihmojë që në të ardhmen të jemi më të mirë“, vazhdoi trajneri i Manchester Cityt. /IndeksOnline/