20:16 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E pranon Stefanoviq: Kosova s’po tërhiqet për taksën, duhet të vazhdohet trysnia!

Taksa doganore prej 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për Serbinë dheBosnjën është duke sjellë telashe për Beogradin zyrtar.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka konfirmuar se politikanët serbë janë duke ‘lëvizur çdogurë’ derisa Prishtina ta largojë këtë masë.

Ai vuri në dukje se situata me furnizim të ushqimeve dhe gjësendeve të tjera është duke u komplikuar ditaditës, për banorët e veriut, transmeton Indeksonline

“Unë i jam ankuar BE-së dhe disa vendeve të Evropës Perëndimore që kanë ndikim në Prishtinë për ta bërë më të lehtë dhe më efektiv trysnin mbi Kosovën që të hiqet taksa dhe të ketë veprime konkrete që  serbët të kenë një jetë të sigurt”, ka thënë ai.

Sipas Stefanoviqit, Seriba nuk duhet t’ia lejojë vetes të qëndrojë e heshtur rreth kësaj çështje të rëndësishme.

“Ne duhet të jemi të fortë me popullin tonë dhe nuk duhet të lejojmë që dikush të përpiqet t’i dëbojë ata nga Kosova dhe Metohija duke shkelur të drejtat dhe liritë e tyre dhe duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj kësaj lufte, as ne nuk do të heqim dorë, as do të japim, as do të tërhiqemi. Detyra jonë është të luftojmë dhe kështu do të punojmë – përfundoi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa 100 përqind për produktet nga Serbia dhe të Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqen derisa këto dy vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se do të furnizojnë spitalet e komunitetit serb, me barna apo çkado që ka nevojë, dhe se sipas tij, qytetarët serb nuk janë të rrezikuar nga ky vendim. /Indeksonline/

Temat: