17:13 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Stefanoviq: Pres nga SHBA-të e BE-ja të reagojnë ndaj kërcënimeve për Specialen

Serbia nuk mund të lejojë që qytetarët e saj të vriten e torturohen dhe për këtë most ë jap përgjegjësi askush, serbët të jenë një popull që lejohet ta vrasin dhe torturojnë dhe për këtë askush të mos përgjigjet.

Kështu është kundërpërgjigjur ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ndaj siç i ka quajtur ai kërcënimeve të politikanëve shqiptarë nga Prishtina në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se prêt nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtyre “kërcënimeve” dhe mbi të gjitha, për këto të deklarohen SHBA-ja  dhe BE-ja, pasi sipas tij ata ishin ” mbështetësit më të mëdhenj të Prishtinës në përpjekjet e saj”, shkrajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Këto komente të tij vijnë rreth dy javë pas nismës në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, njofton Klan Kosova.