17:22 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

E pranon trajneri i Serbisë: Kosovën e kemi humbur si shtet, na lejoni të fitojmë në fushë

Veseli Vujoviq, trajneri i Serbisë në hendboll e ka pranuar se Serbia e ka humbur Kosovën si shtet. Trajneri serb është irrituar me anulimin e ndeshjes ndaj Kosovës duke thënë se është dashur që loja të zhvillohej.

“Pavarësisht përpjekjeve, ne Kosovën si shtet e kemi humbur. Na lejoni të futemi në fushë, të luajmë dhe të fitojmë. Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por duke shkuar atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviç./Indeksonline/