10:20 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E propozuara për Kryeparlamentare, arrin në Kuvendin e Kosovës

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Kuvendit, Vjosa Osmani tanimë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Osmani do të propozohet për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi vetëm partia fituese ka të drejt të propozojë emrin e kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit në zgjedhjet e gjashtë tetorit, transmeton Indeksonline.

Mbrëmjen e kaluar Osmani deklaroi se që nga fillimi ka insistuar në arritjen e marrëveshjes për koalicion LDK-VV, pasi sipas saj kjo ishte dëshira e qytetarëve./Indeksonline/