15:20 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

E puth në qafë motrën e të dashurës, kjo është arsyeja

Nuk mund ta heqë dot nga mendja faktin se i dashuri im e ka puthur në qafë motrën time gjatë kohës që ishim të dehur.

Ai është 20, unë 19 ndërkaq motra ime është 21 vjeçare.

Ajo dhe unë ngjajmë shumë, të dyja kemi flokë të errëta dhe shpesh edhe frizurën e bëjmë të njëjtë.

Të gjithë kemi udhëtuar me një taksi pas festës që kishte organizuar një kushëri i imi vikendin kaluar.

Për pak isha duke fjetur kur e pash të dashurin tim me duart rreth belit të saj dhe duke e puthur në qafë.

Mëngjesin tjetër ai e pa se unë ishe e nervozuar.

Ai më tha se mendonte se isha unë e jo motra ime.

Ai kërkoi falje, edhe motrës time edhe mua por motra ime nuk po më fol më.

Ai duket i penduar por unë nuk mund të ndalem së menduari për këtë gjë.

Këshilla e psikologes:

Gjëra të tilla ndodhin kur deheni paskajshmërisht. Është mirë që i dashuri yt ka kërkuar falje nga të dyja ju.

Ajo duket e irrituar dhe kjo gjë duhet të jetë mirë për ty. Thuaji asaj çka ke menduar dhe sqarojuni mirë që të tre. Pastaj tejkalojeni./Indeksonline/

Temat: