16:40 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

E quajti Blerim Rexhën hajn, Memli Krasniqi i përgjigjet tërthorazi Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur tërthorazi kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili Blerim Rexhën e quajti `hajn`.
Rexha ka qenë edhe anëtar i PDK-së, ndërsa ai ka qenë kryetar i Bordit të Agjencisë së Akreditimit e që u shkarkua më pas nga Haradinaj.

“Nga debati që u dëgjua deri tash mund të them se ne nuk patëm debat të fokusuar, parashtruesit e kërkesës për debat e kanë pasur të specifikuar kërkesën e tyre, gati u kriju përshtypja që gjendja në arsimin e lartë varet nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, nuk jam i sigurt nëse kjo është e vërtetë, është lajm aspak mirë përjashtimi i AKA-së nga EQAR-i, por ma mer mendja që duhet ta shohim arsyen pse ka ardhur deri këtu dhe të gjejmë një rrugëdalje, dhe rrugëdalja është rikthimi në EQAR, realisht shpresoj që pas kësaj situate qeveria dhe ministria do të jenë më të ndërgjegjshme”, tha Krasniqi.

“Po flitet shumë për politizim por nuk u tha asgjë konkrete. Ne s’mund t’ua mohojmë të drejtën edhe të pjesëtarëve të arsimit që të jenë pjesë e partive politike, por nëse flasim për politizim a është akademia e shkencave institucion i rëndësishëm, a është institucion që s’do duhej pasë njerëz partiak në poste, në anën tjetër kurrikulat janë baza e problemit të arsimit në Kosovë, duhe ta kemi një standard nëse dojmë të gjykojmë e jo me dy e tri standarde,” ka thënë ai.