20:47 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

E refuzon pas takimit të parë, mashkulli ia dërgon të dhënat bankare që të paguaj për pijen e saj (Foto)

Mund të jetë shumë e bezdisshme që kur del në takim me dikë për herë të parë, ata nuk dalin si ti i mendon.

Ndonjëherë me flirtuar, bënë shaka dhe gjithçka shkon mirë në mesazhe por jo edhe aq në jetën reale me të njëjtin person.

Shumë prej nesh ndahen të zhgënjyer dhe fillojnë të kërkojnë prapë takime online me njërëz të tjerë.

Por një mashkull nuk ishte shumë i kënaqur me vajzën që takoj në Tinder, pasi që ajo e refuzoj pas takimit të parë pasi që nuk i la përshtypjen e duhur.

Kështu që ai morri një vendim dhe i shkroi asaj një mesazh shokues ku i kërkonte t’i ri mburësonte paratë për pijen e shtrenjtë që kishte konsumuar.

“Nuk mendoj që kemi kimi në mes vete, kështu që nuk do të ketë një tjetër takim mes nesh. Por ishte takim i bukur dhe të dëshiroj çdo të mirë” i kishte shkruar vajza në mesazh.

Por kthimi ishte epik dhe nuk pritej aspak nga ana e vajzës pasi që nuk iu duk edhe aq djalë “cikërrimtar”.

“Edhe unë mendoj si ti, që nuk je tipi im. Mendoj që ishte një mbrëmje e mirë dhe unë pagova 8.30 funta për pijen tënde. Mendoj që ti do të kishte qenë mirë të porosisje një pije të zakonshme. Për timen pagova 1.75 funta kurse për tënden 8.30. Kjo është shumë. Pive një shishe të tërë në takimin e parë dhe unë pagova, Nuk kisha pse ta paguaja. Kështu që mi kthe parat.” kishte shkruar ky burrë në mesazh.

Ai madje ia kishte dërguar edhe të dhënat bankare ku kërkonte që t’i ktheheshin parët./Indeksonline/

Temat: