11:29 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / AR

E reja që vdiq në hotel kishte biznes privat në Gjakovë

Indeksonline ka raportuar sot për vdekjen e një femre në një hotel në dalje të Prishtinës në rrethana ende të paqarta.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima Artila Kameri kishte edhe një biznes në Gjakovë. Ajo ka qenë pronare e një salloni të thonjve.

Gjithashtu 4 javë më parë ka qenë edhe në “Big Brother Vip Kosova” ku është kujdesur për manikyrin e banoreve./Indeksonline/