09:25 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

E rëndë, basketbollisti bie në parket, është në gjendje kritike

Ylli i basketbollit i Universitetit të Floridas, Keyontae Johnson, është në gjendje kritike jete. Në ndeshjen ndaj Seminoles, basketbollisti ra për parketi me fytyrë.

Shokët e tij të skuadrës bërtitën për ndihmë dhe Keyontae u nxor nga fusha me barelë për t’u dërguar me urgjencë në spitalin më të afërm.

Keyontae ishte testuar pozitivisht për COVID-19 verën e këtij viti. Mjekët dyshojnë se një nga efektet anësore ishte miokarditi, pezmatimi i muskulit të zemrës./Indeksonline/