12:28 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

E rëndë: I mituri vetëplagoset me armën e babait në Prishtinë

Një person i moshës së mitur është vetëplagosur aksidentalisht derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.

Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore,  i njëjti është liruar.

Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor./Indeksonline/