75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / MSH1

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës, në Gllaviçicë.

Sipas burimeve, viktima dyshohet se është goditur nga një mjet i fortë në vendpunishte.

Fatkeqësisht, ai nuk u bëri ballë plagëve të marra.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar./IndeksOnline/