14:31 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / L K

E rëndë për mbrojtësin e Brazilit, i vdes djali në një aksident komunikacioni

Tragjedi në familjen e Naldos, mbrojtësit brazilian, i cili është pjesë e skuadrës së Antalyasporit në Superligën e Turqisë.

Ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra të ndryshme në Itali (Udinese, Bologna), Spanja (Granada, Getafe, Espanyol) dhe Portugali (Sporting), përveçse disa ekipeve në vendlindje.

35-vjeçari ka humbur djalin e tij Davi në moshën 4-vjeçare. Vogëlushi ishte i shtruar në spital prej 40 ditësh në terapi intensive pas një aksidenti me makinë.

Një reagim të dhimbshëm për këtë rast e ka bërë edhe skuadra ku luan Naldo, Antalyaspor./Indeksonline/