75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / G T

E rëndësishme për ata që kanë bileta në Sllovaki: Të gjithë lejohen në stadium!

Një lajm i rëndësishëm vjen për tifozët që do të ndjekin ndeshjen në Sllovaki. Përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar se të gjithë tifozët që janë të pajisur me bileta do të lejohen të hyjnë në stadium.

Pas një takimi me organizatorët, ai bëri të ditur se nuk do të ketë pengesa për hyrjen e tifozëve kosovarë, shkruan Indeksonline

“Të gjithë tifozët që janë të pranishëm me bileta do të lejohen të futen në stadium. Kemi përfunduar një takim me organizatorët dhe të gjithë tifozët që kanë blerë bileta do jenë në stadium,” u shpreh Shala.

Megjithatë, ai theksoi se ekzistojnë disa kufizime sa i përket shfaqjes së simboleve kombëtare.

“Shfaqja e simboleve tona nuk lejohet në pjesët tjera të stadiumit, përveç në sektorin ku janë ‘Dardanët’,” shtoi ai./Indeksonline/