09:46 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

E rrah të dashurën nga xhelozia

Në Prizren një femër dje ka njoftuar se për arsye xhelozie është sulmuar dhe rrahur nga i dashuri i saj.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ku më pas lirohet në shtëpi.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.