10:04 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

E rrallë, aeroplani mbyt ariun në pistë gjatë uljes

Një rast tejet i rrallë ka ndodhur në Alaskën Juglindore. Një aeroplan e ka goditur ariun gjatë uljes, duke e mbytur në vend. Ngjarja ka ndodhur javën që lamë pas në Aeroportin e Jakutas.

Aeroplani ishte i modelit “Boeing 737-700”. Bashkë me ariun ishte edhe një këlysh, por që ai shpëtoi pa asnjë lëndim.

Punëtorët e shërbimit të aeroportit pastruan pistën rreth dhjetë minuta para se aeroplani të ulej. Por që ariu kaloi në aeroport në momentin kur aeroplani po ulej.

Piloti kishte dëgjuar një krismë të vogël, por që nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur, para se të shihte më pas ariun të ngordhur./Indeksonline/