07:41 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

E rrallë, policët konfiskojnë Lamborghinin dhe bëjnë xhiro me të

Pronari i një makine Lamborghini, ka akuzuar agjentët e policisë se pasi i kanë konfiskuar makinën e tij superluksoze me vlerë mbi 200.000 paund, kanë bërë me të një xhiro për kënaqësi duke kaluar dyfishin e limitit të shpejtësisë.

Sipas Erwyn Mackee, pronari i një Lamborghini Huracan në Londër, policia e ka ndaluar atë pranë aeroportit të “Heathrow” duke i konfiskuar makinën me pretekstin e mungesës së siguracionit.

Mackee që është pronari i një firme që jep me qira makina luksoze për të pasurit pretendon figuracioni ishte bërë, por nuk kishte kaluar gabimisht në sistem.

Policët madje e kanë kërcënuar se do ta arrestonin, ka thënë 32- vjeçari, duke pretenduar se policët ia kishin vënë syrin makinës për një xhiro.

Erwyn Mackee thotë se në momentin që makina është marrë ditën tjetër, gjurmuesi i makinës, ka treguar se makina kishte bërë lëvizje me dyfishin e shpejtësisë së lejuar dhe se nuk kishte qenë ai që kishte shkelur rregullat.

Ai e ka denoncuar këtë episod në shërbimin e ankesave në polici dhe kjo e fundit ka thënë se do të hetojnë mbi çështjen.