10:24 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

E rrashu ish- të dashurën, policia arreston një person në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast ngacmimi në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish- të dashurën e tij, shkruan IndeksOnline.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë, 10.03.2021 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/