75 Mall Live Search
17:42 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / S Z

E rrezikshme, një gur gjigant për pak t’i godas veturat në rrugën Podujevë-Prishtinë

Qytetarët janë në rrezik nga shembja e dheut, që po ndodh në rrugën Podujevë -Prishtinë. Nga pamjet të cilat i ka siguruar “Indeksonline”, shihen gurë të mëdhenj teksa rrokullisen, e dalin në mes të  rrugës, aty ku dhe qarkullimi i veturave është i madh.

E para veturave të shumta, që po qarkullojnë në atë pjesë, është rrokullisur dhe një gur gjigant, i cili për një fije peri, nuk përfundoi mbi ndonjërën nga veturat, që po qarkullojnë në këtë rrugë.

E shembja e dheut është si pasojë e punimeve, që po bëhen në këtë pjesë të rrugës.