09:54 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E shantazhonte një person për borxh, ankuesja njofton policinë

Policia e Kosovës ka raportuar se në Fushë Kosovë një femër është shantazhuar nga një person, të cilit i kishte borxh.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka informuar se për shkak të një borxhi, është shantazhuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, njoftohet në raportin policor. /Indeksonline/