21:28 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

E shantazhonte se do i tregonte të shoqes tradhtinë, si i zhvati shqiptarja 70 mijë euro italianit

Një shqiptare, identiteti  i të cilës nuk është bërë me dije, akuzohet se i ka zhvatur rreth 70 mijë euro nëpërmjet shantazhit ish-të dashurit italian.

Mediat italiane kanë raportuar këtë të martë se 48-vjeçarja dhe italiani i cili rezultonte i martuar, kishin një lidhje inme të nisur vite më parë.

Në 2014, lidhja e tyre përfundon me dëshirë të italianit, gjë kjo që nuk u prit aspak mirë nga shqiptarja.

Ajo e kërcënoi se do t’i tregonte gjithçka bashkëshortes së j nëse ai nuk e paguante 1000-2000 euro në muaj. Shqiptarja ishte kthyer në një makth për 70-vjeçarin biznesmen nga Roma, i cili iu drejtua karabinierëve duke i rrëfyer gjithçka.

Menjëherë pasi ajo i shkroi mesazh ku e urdhëronte t’i dorëzonte 1400 euro, biznesmeni iu drejtua policisë, pasi ai e kishte njohur edhe më parë se nuk ishte më në gjendje ta paguante. Ai rrëfeu se ajo i kishte zhvatur rreth 70.000 euro duke e shantazhuar.

Pikërisht sapo do i dorëzonte shumën e eurove, shqiptarja është kapur në flagrancë nga policia.

Ajo u dërgua në burgun e Rebias në Romë.

(Foto ilustrim)