Spanjë: 212 vdekje i atrubohen valës së të nxehtit që ka ‘pushtuar’ vendin
Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që po godet Spanjën këto ditë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Shëndetësor Carlos III në Madrid.
Këto llogaritje bazohen në një sistem të quajtur “MoMo” (Monitorimi i Vdekshmërisë). Ky sistem mbledh numrin e vdekjeve në Spanjë në baza ditore dhe llogarit ndryshimin në vdekshmëri krahasuar me atë të pritur bazuar në të dhënat historike të regjistruara.
Spanja kontinentale këtë javë regjistroi temperaturat mesatare ditore më të larta në qershor që nga të paktën viti 1950, me shifrën e së hënës prej 28.08C të ndjekur nga 28.17C të martën.
Spanja, një nga vendet evropiane më të prekura nga ngrohja globale, është përballur me një intensifikim të valëve të të nxehtit vitet e fundit.

