09:44 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

E shkeli kamioni pesë ditë pasi shkoi në SHBA, vdes shqiptari 12 vjeçar

Një djalë 12 vjeç shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në New Jersey, vetëm 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria dhe familja e tij ishte vendosur me banesë aty.

Elios Xhemollari humbi jetën teksa po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga kamioni.

Policia zyrtarisht nuk ka konfirmuar emrin për shkak të moshës së vogël ndërsa kushëriri i tij ka nisur një fushatë online për të mbledhur para për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore.

Aksidenti u shënua të martën dhe Elios humbi jetën në vendngjarje.

Kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar me banim po në New Jersey. Shoferi ka pranuar të bashkëpunojë për të zbardhur aksidentin dhe hetimet po vijojnë. Ende nuk është ngritur asnjë akuzë për drejtuesin e mjetit.

 

Temat: