09:27 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Italiani i zhvati 13 mijë euro “ortakut” shqiptar, përdori dokumente të falsifikuara

Një 42 vjeçar italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana u arrestua nga policia italiane në Grottaglie.

Shtetasi italian është shpallur fajtor nga gjykata në Shqipëri, pasi duke përdorur dokumente të falsifikuara, i ka grabitur një shumë prej 13 mijë eurosh një kompani shqiptare të transportit, me të cilën kishte bashkëpunuar vitet e fundit.

42-vjeçari u gjurmua në qendër të qytetit dhe u shoqërua me komisariatin lokal.

Tashmë, autoritetet gjyqësore italiane do të duhet të vendosin për kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet shqiptare.