10:55 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

E shpëtojnë anësoret e rrugës, vetaksidentohet vetura në Lebanë (Foto)

Një person është vetaksidentuar teksa po lëvizte me veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lebanë.

Fatmirësisht, vetura ka goditur anësoret e rrugës, duke bërë kështu që aksidenti të përfundojë vetëm me dëme materiale, raporton Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate./Indeksonline/