14:57 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

E shtuna në Prishtinë/ Vetura sa të duash e dyqanet e “Gjithçka një euro”, të hapura

Prishtina e 4 prill, nuk të ngjan se po përballet me pandeminë Covid-19.

Në rrugë, sheh plotë vetura, dyqane të hapura, madje edhe aso të “Gjithçka 1 euro”.

Qytetarët të shumët në numër, fëmijët e të vjetër, janë parë gjatë ditës së sotme nëpër rrugët e Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Ndryshe Prishtina është ndër qytetet më të prekura nga virusi Covid-19.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të shkrepura gjatë ditës së sotme: