17:37 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

E shtypi makina, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali

Nga një aksident i mbrëmshëm në Itali, ka mbetur i vdekur një shqiptar.

28-vjeçari shqiptar është përplasur nga një makinë në Policoro në rrugën “Lido”, ndërsa ka humbur menjëherë jetën.

Emri i tij është Besmir Perona dhe sipas mediave italiane, i riu me origjinë nga Shqipëria, kohët e fundit jetonte në qytetin Lucania ku edhe punonte në bujqësi.

Perona mësohet se ishte nga Korca.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.