08:24 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

E shtypi treni teksa po pinte birrë, qeni nuk i ndahet trupit të pajetë të pronarit

Pamje tronditëse mund të konsiderohen këto foto, ku qeni qëndron pranë trupit të pronarit të tij, të pajetë, në Nuevo Leon.

Sikurse raporton Mail Online një 57-vjeçar, i quajtur Victor Reyna Vazquez humbi jetën, pasi u shtyp nga një tren në shinat e Montemorelos, mëngjesin e dy ditëve më parë.

Raportohet se viktima ishte një i alkoolizuar dhe miku i tij i vetëm prej vitesh kishte qenë qeni.

Ekipet e emergjencës gjetën qenin e viktimës pranë trupit të pajetë dhe u ishte dashur ta largonin me forcë nga vendi i ngjarjes.

Raportet thonë se qeni madje u përpoq të kafshojë një nga oficerët e policies, të cilët u përpoqën ta largonin nga pronari.

Është e paqartë nëse qeni është vënë në një strehë edhe pse përdoruesit e mediave sociale kanë bërë thirrje që ajo të miratohet.

Marychuy Zamarron përdorues i mediave sociale shkruan:

“Ne kemi shumë gjëra për të mësuar nga kafshët, dhe tani pyes veten se kush është më animalist, ata ose unë”./OraNews/