16:30 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

E tepron sulmuesi i ri i Fenerbahces: Unë nuk e njoh Vedat Muriqin, nuk e kam parë asnjëherë

Me largimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit nga Fenerbahce për në Lazio, klubi turk ka gjetur zëvendësuesin e tij.


Feneri tashmë ka firmosur kontratë me sulmuesin, Mbwana Samatta, shkruan IndeksOnline

Por, me t’u prezantuar ai te Feneri, sulmuesi i ri ka gjetur edhe pak kohë të flas për Vedat Muriqin.


Siç raportojnë mediat në Turqi, Samatta thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka idenë se kush është Muriqi.

“Unë nuk e njoh Vedat Muriqin. S’e kam parë asnjëherë…!”, tha ai.