14:59 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

E therr me thikë nga xhelozia, i vdes i dashuri

Christopher Pearson hoqi të brendshmet e tij dhe u fut në pishinën e një shtëpie që po zhvillohej një festë në Hucknall të Nottinghamshire. Aty hynë edhe dy femra të tjera që ishin me të brendshme.

Sapo i pa, e dashura e tij, Demi Harris bërtiti nga dritarja duke i thënë: “Mos guxo! E ke seriozisht që po hyn lakuriq në një pishinë me femra të tjera?”.

21-vjecarja doli jashtë e nevrikosur dhe u përball me të dashurin, transmeton Indeksonline.

Vajza e zemëruar ka goditur të dashurin për vdekje pasi e akuzoi që ka qëndruar lakuriq me disa femra të tjera në një pishinë të nxehtë.

Sipas gjykatës, ajo hyri brenda dhe mori një thikë me të cilën preu energjinë elektrike duke shkaktuar ndaljen e dritave dhe muzikës.

Pak minuta më vonë, theri për vdekje të dashurin. Djali u dërgua me urgjencë në spital me dy të therura në stomak, por humbi jetën gjatë operacionit.

Ende nuk është marrë ndonjë vendim për Demi Harris./Indeksonline/.