13:09 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E thonë qytetarët: Mbrojtja e prodhimit vendor është një prej arritjeve më të mëdha të qeverisë Haradinaj

Instituti për Hulumtime dhe Analiza – Prishtinë (IHAS-P), ka publikuar sot të dhënat e një pyetësori me qytetarë për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës mendojnë se tri arritjet më të mëdha të qeverisë së Ramush Haradinajt në 100 ditët e para e para janë energjetika, shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendëse.

Në një sondazh që është bërë me qytetarët ata janë përgjigjur se  kryeministri Haradinaj është angazhuar më shumë në energjetika rreth shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Pastaj  28% të arritur shohin edhe në shëndetësi duke u bazuar në vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK.

17 % të qytetarëve e shohin si të arritur  stimulimi i prodhimeve vendëse që është bërë nga Ministria  Tregtisë dhe Industrisë.

“32 % energjetika e qytetarëve kanë thënë se shpronësimi në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është e arritur e qeverisë Haradinaj, pastaj  28% të arritur shohin edhe në shëndetësi dhe qytetarët kanë parë me vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK.  17 % te stimulimi i prodhimeve që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është një prej të arriturave më të mëdha”, ka dalë nga ky hulumtim.