11:11 / E Enjte, 27 Shkurt 2020

E thotë edhe Beckhami: Messi dhe Ronaldo, do të transferohen në Inter Miami

David Beckhami tha se klubi i tij i ri, Inter Miami, që do të garojë në MLS, ka mundësi të shkëlqyeshme për të nënshkruar me superyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Barcelonës dhe portugezi i Juventusit janë lidhur së fundi me një kalim në SHBA në mbylljet të karrierës së tyre.

Beckhami deklaron tashmë klubin e tij si destinacion të mundshëm të të dyve.

Një paralajmërim të tillë e bëri para pak ditësh edhe trajneri i Minesota Unitedit, Adrian Heath që foli për mundësinë.

Ish-kapiteni i Anglisë foli në një emision televiziv, të mërkurën, duke e ushqyer këtë ëndërr të njerëzve, që do të donin t’i shihnin 11 herë fituesit e “Topit të artë” në një llogore.

Epo ju e dini se çfarë ambiciesh kemi si klub. Messi dhe Ronaldo janë mundësi të shkëlqyera, i mirëpresim në Miami. Në fakt jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm, që duan të bashkohen me ekipin tonë. Si çdo president klubi, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mire. Besoj se kemi mundësi për të sjellë edhe futbollistë të tillë si Cristiano apo Leo. Personalisht i admiroj të dy si sportistë. Janë vërtet mundësi të shkëlqyeshme.

Sidoqoftë, për momentin kemi një listë lojtarësh të rinj, edhe të tjerë me përvojë, për ta nisur si debutues në MLS.

Një nga gjërat që mësova nga Alex Ferguson është kjo: këdo që të afrosh, duhet të jetë në përshtatje me klubin. Nuk është fjala për emrin, ose personalitetin më të madh, por për përshtatje më së miri me lojtarët e tjerë. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Por, siç thashë, si president, i shikoj Messin dhe Ronaldon si mundësi të shkëlqyeshme“.

Interi Miami ka qenë i lidhur edhe me David Silvan e të Manchester Cityt, sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani dhe mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq.