18:37 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

E thotë gazetari i njohur italian: Neymar do të rinovojë kontratën me PSG-në

Si duket Neymar ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Paris SG.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, thuhet se sulmuesi brazilian ka firmosur me ‘milionerët’ deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline

Pra, kjo marrëveshje thuhet se është arritur për shumën 30 milionë euro.

Kështu, njoftimi zyrtar pritet të vijë pas pak ditësh.