20:38 / E Premte, 14 Gusht 2020

E thotë gazetari i njohur italian: Kumbulla afër marrëveshjes me Interin

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla është shumë afër transferimit te klubi i Interit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ku tha se Kumbulla ka arritur marrëveshje personale me gjigantin italian, shkruan IndeksOnline.

Siç raporton Romano, Kumbulla do të firmos me Interin deri në vitin 2025.