09:56 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti: Në shenjë respekti për angazhimin e Trumpit na është kërkuar, që Liqeni i Ujmanit të emërohet me emrin e tij

Çështja e diskutuar në lidhje me emërimin e liqenit të Ujmanit  si liqeni “Trump”, sipas kryeministrit Avdullah Hoti ka një përgjigje.

Ai para gazetarëve ka thënë se si në Shtëpinë  e Bardhë, ashtu edhe në takimet në Kosovës nga ambasadori Richard Grenell, u është kërkuar që në shenjë respekti për kontributin dhe angazhimin e tij në zgjidhje e situatës midis Kosovës dhe Serbisë, ky liqen të marrë emrin e presidentit amerikan, raporton IndeksOnline.

“Emri i liqenit ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në takimet që kemi pasur këtu, që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentin amerikan, që të emërohet si liqeni ‘Trump”. Kaq”, tha Hoti.