18:46 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

E thotë klubi i Torinos: Vojvoda mund edhe të operohet

Tashmë edhe skuadra e Torinos ka reaguar për ta qartësuar punën e lëndimit të Mërgim Vojvodës.

Mbrojtësi kosovar u lëndua mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, shkruan IndeksOnline

Futbollisti ynë ka lënduar keq krahu ku e ka nxjerr edhe nga vendi, përveç kësaj mendohet se ka probleme edhe me ligamentet.

E për ta qartësuar këtë problem ka reaguar edhe skuadra e Torinos ku mes tjerash thonë se Vojvoda mund edhe të operohet, por do të shohin rrethanat.