17:42 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E thotë statuti i FFK-së: Agim Ademi duhet të jap dorëheqje dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Statuti i FFK-së, përkatësisht neni 24-ë  (pika 1,g)  parasheh që një person i cili kandidohet për organ apo trup statutar të FFK-së, duhet të mos jetë i dënuar me Aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale.

Nëse një individ nuk i plotëson kushtet e lartpërmendura derisa është në pozitë, ai menjëherë humbë statusin e anëtarit të trupit apo organit të FFK-së.

Në këtë rast, kryetari aktual duhet të jap dorëheqje dhe të hap rrugë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Tash e një kohë janë disa klube të Superligë dhe Ligës së Parë, që shihen si opozitë të Agim Ademit, mund të vijnë me propozim për kryetar të ri. /IndeksOnline/