16:29 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

E thotë Tuchel: Silva është i lënduar!

Në ndeshjen e fundit me Chelsean, mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka pësuar një lëndim në muskuj.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri, Tuchel, ku tha se brazilian po riaftësohet shumë shpejt dhe po e presin rikthimin e tij, shkruan IndeksOnline

“Thiago është jashtë për ndeshjen e nesërme me siguri”, kjo deklaratë e tij erdhi në një  konferencë për shtyp para ndeshjes në FA ndaj Barnsley.

“Një gjë për të cilën mund të jemi të sigurt është se ai do të kalojë çdo minutë për të përshpejtuar procesin e rikuperimit”, – u shpreh ai.

Besohet se 36 vjeçari do të rikthehet për ndeshjen ndaj Southampton, më 20 shkurt.