18:03 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

E thotë Vitia: Komunat serbe akoma nuk raportojnë rastet me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth mosdeklarimin e të infektuarve në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Vitia thotë se nuk ka akoma raportim zyrtar për tash edhe për arsye teknike dhe jo vetëm politike.

“Në qeverisjen Kurti 1 për herë institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe kanë raportuar përditshëm edhe për numrin e të infektuarve dhe të hospitalizuarve në këto komuna. Për fat të keq pas një shkëputje disa mujore edhe te ne dhe komunat përkatëse, është bërë niveli i regjistrimi i tillë që nuk ka pas raportime në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo vazhdon akoma”.

“Ne kemi biseduar shumë herë me ministrin Rakiq ku përtej përditësimit dhe raportimeve që i bën gojarisht nuk ka akoma raportim zyrtar për arsye tash teknike dhe jo vetëm politike”, tha ai.