22:56 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

E tmerrshme/ 3-vjeçarin e zënë rrethojat e një objekti në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë

Një fëmijë 3-vjeçar sonte rreth orës 20:30 dyshohet se u zu nga rrethojat e hekurta të një objekti në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Kujdestari i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për Indeksonline tha se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë.

“Gjendja e tij është shumë keq, shumë e rëndë. Prindërit e vet e kanë sjellë këtu në urgjencë. Për momentin ai është në aparat të frymëmarrjes.

Sipas gjitha gjasave pas dy ore do të bëhen edhe disa ekzaminime dhe do të dërgohet në mjekim intensiv”, u shpreh ai./Indeksonline/