13:09 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme, familjarët lidhin plakën me zinxhir vetëm pse ishte e sëmurë (Video)

Një plakë në Tajlandë në moshë të shtyer ka përjetuar ferrin për një kohë të gjatë.

E moshuara vuante nga sëmundja e Alzhaimerit (sëmundja e harresës), e që e detyroi rejën e saj të bënte diçka të tmerrshme, transmeton Indeksonline.

Sipas videos, reja ia ka lidhur vjehrrës këmbën me zinxhir, të cilin  e ka kapur pastaj në një qosh.

Ajo e bëri këtë gjë që të parandaloj të moshuarën të ikte larg, shkaku i sëmundjes.

Fqinjët e kanë gjetur plakën të lidhur dhe ia larguan asaj zinxhirët.

Nga koha e gjatë që kishte mbajtur zinxhirin në këmbë, asaj i ishte bërë varra dhe i gjakonte. /Indeksonline/