12:45 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

E tmerrshme, ndotja e ambientit me mbetje kafshësh

Dukuria e hedhjes së mbeturinave vend e pa vend është bërë tepër shqetësuese dhe po ndodh në gjithë Kosovën. Por ajo që është akoma më shqetësuese është hedhja e mbetjeve të shtazëve nëpër ambiente të hapura, ku përveç që po e ndotin ambientin, ato po kutërbojnë dhe mund të shkaktojnë ndonjë epidemi.

Një qytetar i Prizrenit e ka xhiruar një kamion përplot me mbetje kafshësh, duke e hedhur skaj rrugës në fshatin Zhur të Prizrenit. Madje ai ka thënë se është kërcënuar nga keqbërësit që të mos e publikojë videon, sepse mund të ketë pasoja. Për më shumë shih videon. Indeksonline