18:11 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

E tmerrshme, në Kosovë u përgatit arrestimi i futbollistit, Ardian Ismajli për ta ndaluar të transferohej në Spezia

Ardian Ismajli sot zyrtarisht është bërë futbollisti më i ri i klubit të Spezias.

Kosovari sot ka nënshkruar kontratë me klubin e Series A, transmeton Indeksonline.

Por, babai i futbollistit, Ilmi Ismajli ka befasuar me postimin e tij pas transferimit. Ai ka thënë se në Kosovë u tentua ta arrestonin djalin e tij vetëm që të mos transferohej në Spezia.

” “Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerëzve të këqij, e në veçanti që na ndihmoj të shkoj Ardiani për Itali të i kryej testet mjekësore, nga njerëz që nuk ia duan të mirën këtij vendi, nga njerëz që kishin planifikuar të ja shkatërrojnë karrierën, falë Zotit na bëri të jemi gjakftohtë, sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tij vetëm e vetëm që të mos ta lejojnë flururimin nga aeroporti i Prishtines. Kur e panë që nuk po biem në kurthat e tyre, na urdhëruan që të largohemi nga aeroporti dhe të shkojmë në aeroportin e Tiranës me preteksin, sepse ju luani për Shqipërinë”, ka shkruar ai./Indeksonline/